Reth Nesh

’’Qendra Islame Shqiptare’’, është themeluar si shoqatë fetare me qëllime jo- fitimprurëse, konform artikullit 60 të kodit Civil Zvicëran.

Shoqata ka për qëllim t’i përmbahet rregullave dhe principeve fundamentale të Fesë Islame, ashtu siç janë formuluar nga Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti (sipas traditës së Pejgamberit Muhammed alejhis-selam).

Shoqata shmangë, të gjitha tendencat ekstremiste.

Është e angazhuar të vëj në dispozicion komunitetit musliman një vend për praktikim të fesë.

Të lehtësoj muslimanëve festimin e ceremonive dhe festave islame dhe kombëtare.

Të  mundësoj muslimanëve të mësojnë shkencën e vërtetë fetare me qëllim që mos të bien pre  e çfardoqoftë ekstremizmi apo demagogjije.

Të favorizoj në shoqatë gjithçka që është e natyrës së zhvillimit shoqëror e kulturor dhe  ne harmoni me Ligjet Zvicërane.